Kujdesemi per bizneset

☑️Kujdesemi për biznesetSecili biznes i madh sot, dikur ka nisur si i vogël. Bizneset e vogla dhe mikro bizneset janë pjesë vitale e ekonomisë së vendit dhe gjithmonë e shohim të rrugës që t’i krijojmë lehtësira dhe t’i përfshijmë në secilën pako të masave ekonomike të Qeverisë. Synimi ynë është jo vetëm t’i ndihmojmë të mbijetojnë këta biznese por edhe që të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre gjatë kësaj periudhe.Si pjese e pakos së pestë të masave ekonomike, të prezantuara sot nga kryeministri i vendit z. Zoran Zaev, zv. Kryeministri për çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqi dhe ministri i financave z. Fatmir Besimi, bën pjesë edhe Masa e 29 e ndihmave edhe atë:➡️Masa 29 – Transformimi digjital i bizneseveKjo masë vlen për ndërmarrjet e vogla dhe mikro ndërmarrjet.Përfitimet për mikro dhe ndërmarrjet e vogla nga kjo pako janë:👉Kupon (vaucher) për parapagesë vjetore për shërbimin Broadband👉Kupon (vaucher) për parapagesë vjetore për shërbime digjitale të caktuara👉Caktimi i institucioneve publike dhe komunave si projekte pilot për zgjidhje inteligjente (Smart)👉Mbështetje në edukim➡️Në masat e parashikuara do të marrin pjesë me kontribut të tyre edhe kompanitë që ofrojnë shërbimet e nevojshme – Broadband fiks dhe shërbime digjitale si në vijim:👉4 muaj broadband pa pagesë👉4 muaj migrim pa pagesë në shërbimet si optika, DOCSIS 3, VDSL, etj.👉6 – 12 muaj shërbime digjitale pa pagesë👉 Mbështetje në implementimin e zgjidhjes SMART në komunat/institucionet pilot👉Vënie në dispozicion e resurseve të tyre për edukim dhe mentorim, hulumtim dhe analizë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…