MASH intensifikon bashkëpunimin me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve në fushën e përkthimeve dhe lektorimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke intensifikuar bashkëpunimin me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takimin e sotëm, ministri Jeton Shaqiri dhe drejtori i Agjencisë Ylber Sela diskutuan për ndihmën institucionale për përkthimin dhe lektorimin, me qëllim përdorimin e terminologjisë dhe fjalorit korrekt.

“Agjencia na dha mundësinë që të shfrytëzojmë burimet e tyre për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të siguruar përdorimin e duhur të gjuhës shqipe. Është një ndihmë e madhe për ne, duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara për të punësuar përkthyes dhe lektorë, në rrethanat aktuale”, ka theksuar ministri Shaqiri.
Në takim morën pjesë përfaqësues i Fakultetit Filologjik në Universitetin Shtetëror të Tetovës Berton Sulejmani, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Universiteti “Nënë Tereza” Mustafa Ibrahimi dhe profesori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” Ismet Osmani. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, siç theksoi ministri Shaqiri, mbetet e hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, për të arritur cilësi në secilën nga fushat e punës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…