Mesazhi i kryetarit Ali Ahmeti për 22 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot me rastin e 22 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka lëshuar një mesazh.

Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen, ka thënë kështu Ahmeti.

Mesazhi i plotë:

Sot, më 13 gusht, po shënojmë përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Pas luftës së UÇK-së dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, po i tejkalojmë dhe barierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar.

Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tri universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare.

Sot shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit, duke demostruar kapacitete drejtuese me përgjegjësi shtetërore.

Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese. Vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim, nuk guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian. Punët nuk përfundojnë asnjëherë, ashtu siç edhe detyrat tona nuk mbarojnë. Po nevojitet angazhimi  yni i përditshëm për të përafruar standardet tona me ato europiane, prandaj ne nuk ndalemi por ripërtrihemi në çdo sfidë që përballojmë. Sot kujtoj edhe të gjithë dëshmorët dhe invalidët, veteranët e martirët, dhe familjet e tyre me nderimet më të larta.

Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen.

Vetëm të bashkuar jemi më të fortë!

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1441329293380231
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…