MF: Borxhi publik menaxhohet dhe mbahet në nivel stabil, në fund të vitit 2021 më i ulët për 0.1 pikë përqindje në raport me vitin 2020

Sot, Ministria e Financave publikoi të dhëna për nivelin e botxhit publik dhe shtetëror pëfshirë datën  31.12.2021.Sipas të dhënave të publikuara borxhi publik përfshirë datën 31.12.2021 është 60.9% të PBB-së.Borxhi publik mbahet në nivel stabil. Edhe në kushte të krizës shëndetësore e cila vazhdon dy vitet e fundit, kurse tremujorin e fundit të vitit 2021 u ballafaquam edhe me krizën energjetike, me politikat dhe masat që i ndërmorëm, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2021 shënoi ulje krahasuar me nivelin e borxhit publik në fund të vitit 2020. Në fund të vitit 2021 borxhi publik shënoi ulje për 0.1 pikë përqindje krahasuar me gjendjen e borxhit publik në fund të vitit 2020, kurse në tremujorin e tretë kishte ulje prej 3.5 pikë përqindje  në raport me tremujorin paraprak.Vazhdojmë me përpjekjen në drejtim të pozicionimit të borxhit publik nën 60% të PBB-së në kuadër të kriterit të Mastrihtit, që sipas projeksioneve në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik në vitin 2026, borxhi planifikohet të ulet në nivel prej 57.7% të PBB-së.Ministria e Financave i publikon të dhënat për borxhin publik në nivel tremujor, ndërsa të dhënat për borxhin shtetëror i publikon në nivel mujor. Sipas të dhënave të fundit, borxhi shtetëror më datë 31.12.2021 ka qenë në nivel prej 51.9%. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…