MF: Borxhi publik në kushte krize u zvogëlua në 57.1% të PBB-së, në nivel nën kriterin e Mastrihtit

Borxhi publik përfshirë datën 31.3.2022 është 57.1% dhe është zvogëluar për 3.7 pikë përqindje krahasuar me datën 31.12.2021 kur ishte 60.8% e PBB-së. Zvogëlimi i borxhit publik u ndikua edhe nga pagesa e detyrimeve mbi bazën e kryegjesë për borxhin e jashtëm në tremujorin e parë të vitit 2022 në vlerë prej 55.2 milionë euro. Sipas të dhënave më të fundit, borxhi publik pozicionohet në nivel nën kriterin e Mastrihtit të Bashkimit Evropian, që tregon politikën e mirëvendosur fiskale dhe menaxhimin e mirë të financave publike, në kohë krize energjitike dhe rritje të inflacionit. Me qëllim të mbrojtjes së portofolit të borxhit shtetëror nga goditjet e ardhshme të mundshme të tregut, përkatësisht nga ndryshimet e pafavorshme të normave të interesit që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e shpenzimeve të buxhetit, një nga qëllimet në periudhën e ardhshme është ruajtja e strukturës optimale të portofolit të borxhit shtetëror. Sipas kësaj, ministri i Financave, sot në ngjarjen me rastin e 100 ditëve të Qeverisë, theksoi se është e rëndësishme që të zvogëlohet çmimi i kostove. “Borxhi publik zvogëlohet për 3.7 pikë përqindje. Kjo krijon hapësirë ​​për 454 milionë euro financim shtesë në periudhën rrjedhëse të vitit”, theksoi ministri Besimi. Përveç kësaj, shtoi se miratimi i Ligjit për buxhete është jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare. Sipas këtij ligji, Buxheti dhe Strategjia fiskale duhet të jenë në përputhje me rregullat fiskale që i referohen deficitit dhe borxhit të përgjithshëm të pushtetit në përgjithësi.Deficiti buxhetor për vitin përkatës nuk duhet ta tejkalojë nivelin prej 3% të PBB-së nominale, ndërsa borxhi i përgjithshëm nuk duhet ta tejkalojë nivelin 60% të PBB-së nominale. Sipas Strategjisë së rishikuar të menaxhimit të borxhit publik, pritet që borxhi në fund të vitit të arrijë në 63.5% të PBB-së. Në periudhën afatmesme, përkatësisht deri në vitin 2026, projeksionet në Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik janë që ai do të stabilizohet dhe do të zvogëlohet në 56.5%, ndërsa borxhi shtetëror do të zvogëlohet në 50%.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…