Ministri Bekteshi e përuroi Ditën e minatorëve: Me zhvillimin e xehetarisë do të sigurohet rritje më e lartë ekonomike

Me rastin e 28 gushtit – Ditës së minatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ua uron festën të gjithë minatorëve. Minatorët janë resursi ynë i paçmueshëm njerëzor, ndërsa xehetaria është dega themelore për zhvillimin industrial të shtetit, e duke ndjekur zhvillimet aktuale në botë, kjo industri do të bëhet faktori themelor për mbijetesë dhe zhvillim.

Maqedonia e Veriut ka pasuri ta paçmueshme natyrore dhe prandaj duhet me kujdes të veçantë të kujdesemi për minierat e lëndëve të para minerale në vendin tonë. Megjithatë, në periudhën e kaluar jemi përballur me sfida serioze në këtë sektor, veçanërisht nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjë që rezultoi me ndryshime ligjore me të cilat dukshëm forcohet kontrolli i punës së koncesionarëve, por nga ana tjetër lehtësohet rruga për kompanitë që duan të investojnë në këtë industri dhe njëherësh t’i respektojnë dhe zbatojnë standardet më të larta të punës, duke mundësuar siguri gjatë punës së minatorëve që janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë gjatë funksionimit.

Ministria e Ekonomisë me ritëm të pangadalësuar do t’i vazhdojë aktivitetet e planifikuara në xehetarinë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtij segmenti ekonomik në drejtim të rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke realizuar marrëdhënie partneriteti me potencialin njerëzor që punon në këtë sektor të rëndësishëm ekonomik.

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të veçantë që kjo degë të zhvillohet në mënyrë që të sigurojë rritje ekonomike për shtetin, por edhe të ndikojë në mënyrë perspektive në këtë segment të shoqërisë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…