Ministri Bekteshi takoi ambasadorin e ri austriak, Pamer

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer.

Ministri Bekteshi i uroi ambasadorit Pamer mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm si dhe suksese në vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë dhe mbështetja që marrim për perspektivën evropiane.

Në 20 vitet e fundit, Austria ka investuar mbi 830 milionë euro në Maqedoninë e Veriut.

Austria është partneri ynë shumëvjeçarë dhe i dëshmuar në bashkëpunimin ekonomik, pra në vendin e 20-të për nga vëllimi i tregtisë.

Totali i tregtisë në periudhën janar – gusht 2023 është 170 milionë euro, që paraqet një rritje prej 14.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministri Bekteshi dhe ambasadori Pamer u pajtuan se sipas të dhënave ka shumë hapësirë ​​për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…