Anëtare e zgjedhur e Këshillit të Përgjithshëm
Mjaftime Neziri

Mjaftime Neziri ka lindur më 11 nëntor 1982 në Gostivar. Shkollën fillore e ka përfunduar në SHF “Bashkimi” në Gostivar, ndërsa arsimin e mesëm në SHMM “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Në vitin 2005 është diplomuar në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Pas përfundimit të studimeve në drejtësi, u punësua në Kadastrën e Gostivarit, ku ushtroi detyrën si juriste deri në vitin 2010. Në vitin 2012 u punësua në Sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në vitin 2013 u punësua në Gjykatën e Apelit në Gostivar si bashkëpunëtore profesionale. Disa vite më pas, në vitin 2020, u zgjodh këshilltare gjyqësore, ndërsa në vitin 2024 u emërua udhëheqëse e sektorit penal pranë të njëjtit institucion, ku edhe sot ushtron këtë detyrë.
Në aspektin profesional është e pajisur me provimin e jurisprudencës dhe është në fazën e mbrojtjes së temës së magjistraturës, çka dëshmon për përgatitjen e saj të lartë profesionale si juriste.
Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve (Eda, 18 vjeçe dhe Ela, 12 vjeçe).
