MMJPH: Laboratori Qendror për mjedisin jetësor ka zgjeruar akreditimin e tij me 5 metoda të reja

Laboratori Qendror për mjedisin jetësor i MMJPH-së ka zgjeruar akreditimin e tij me marrjen e certifikatave për pesë metoda të reja për matjen e parametrave që përcaktojnë cilësinë e ujërave të zeza. Akreditimet e sapomarra përfshijnë testimin e ujërave të zeza për sasinë e joneve të amonit, sulfateve, klorurit, fosforit total dhe fosfateve. Kështu, numri i metodave të kredituara është rritur në 12 metoda, të cilat kryesisht i referohen ujërave të zeza dhe njëra është për matjen e zhurmës.Sa i përket medotave të cilësisë së ajrit, Laboratori Qendror informon se tashmë është prokuruar instrumenti horiba për matjen e emetimeve të gazrave nga burimet e stacionuara dhe në vijim është procedura për ekipimin dhe trajnimin e personelit për punën me instrumentin, pas së cilës do të fillojë edhe akreditimi i metodave për emetimet e gazrave nga burimet e stacionuara. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…