
Nafi Durmishi ka lindur më 12 maj 1990 në Jabollçisht. Arsimin fillor e ka përfunduar në Shkollën Fillore “Liria” në Jabollçisht, ndërsa arsimin e mesëm në SHMKM “Nikola Shtejn” në Tetovë gjatë viteve 2004–2008. Studimet universitare i ka nisur në vitin 2008 në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Mjekësi e Përgjithshme, të cilat i ka përfunduar me sukses në janar të vitit 2015.
Që nga data 02.02.2016, është i angazhuar profesionalisht në ordinancën IPSH “Durmishi Medika” në Çashkë, ku ushtron veprimtari në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe konsultimeve mjekësore për pacientët.
Paralelisht me angazhimin profesional, është aktiv në jetën politike që nga viti 2008 si anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Në vitin 2016 ka qenë bartës i listës në Zonën Zgjedhore 3. Në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtar i Degës së BDI-së në Çashkë. Gjatë periudhës 2022–2025 ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Degës së BDI-së në Çashkë, ndërsa aktualisht është anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.

1 Comment