Nuredini: Banka Evropiane e Investimeve do të financojë disa projekte në fushën e mjedisit jetësor në RMV 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini realizoi takim me Lilyana Pavlova, Zëvendës Presidente e Bankës Evropiane për Investime (BEI) dhe Matteo Rivellini, udhëheqës i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, të shoqëruar nga Angelina Subashka dhe Alesandro De Konçini. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm në fushën e mjedisit jetësor, me theks të veçantë për statusin e linjës kreditore prej 50 milionë eurosh për fazën e dytë të projektit “Furnizimi me ujë dhe trajtimi i ujërave të zeza”, që parashikon ndërtimin e sistemeve të reja të furnizimit me ujë dhe rikonstruimi i sistemeve ekzistuese, stacioneve të filtrimit të ujit të pijshëm, sistemit të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura atmosferike dhe urbane, si dhe impiantet për pastrimin e ujërave të zeza urbane. Zv. Presidentja Pavlova theksoi se procedura për aprovimin e kredisë do të përfundojë në muajt në vijim, dhe në të njëjtjën kohë konfirmoi se do të mbështesin në mënyrë aktive zbatimin e plotë dhe me kohë të Stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup. Në takim gjithashtu u diskutua për zhvillimin dhe nivelin e zbatimit të politikave në sektorin e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë progresin në harmonizimin e legjislacionit kombëtar në fushën e mjedisit jetësor me atë evropian.  Gjithashtu, ministri Nuredini prezantoi ambicien për NDC-në me të cilën reduktohen për 66% emetimet në sektorin e energjisë deri në vitin 2030 dhe përpjekjet për zgjerimin e burimeve tona të energjisë drejt investimit në sistemet e energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…