Nuredini: Forumi Ekonomi Delfi – Prezantimi i politikave kombëtare në fushën e mjedisit jetësor 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini prezantoi politikat kombëtare në fushën e mjedisit jetësor me një fjalim të veçantë para audiencës ndërkombëtare në kuadër të Forumit Ekonomik Delfi, i cili filloi sot në Greqi.  

 

Në fjalimin e tij Nuredini dha një pasqyrë të ndryshimeve klimatike si një sfidë më e rëndësishme globale dhe përgjigjen e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim, hapat e ndërmarrë nga Qeveria për reduktimin e gazrave serrë, ndotjen e ajrit dhe menaxhimi i mbeturinave si fusha prioritare.  

 

Nuredini gjithashtu theksoi mundësitë për shfrytëzimin e tranzicionit në një model të qëndrueshëm ekonomik si shtytës i zhvillimit ekonomik dhe nevojën për bashkëpunim rajonal dhe qasje strategjike në përmbushjen e synimeve të Agjendës së Gjelbër. 

Forumi Delfi është një konferencë vjetore ndërkombëtare e cila mbahet në qytetin Delfi të Greqisë, dhe që mbledh së bashku liderë botërore nga të gjithë sektorët në përpjekje për të nxitur dialogje, për të frymëzuar ndryshimet dhe për ta shndërruar bisedën në veprim.  

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…