Nuredini: Mbështetja nga Italia është e fokusuar në fushën e menaxhimit të natyrës  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Italisë në Shkup, shkelqësia e tij Andrea Silvestri.  Në takim, ministri Nuredini shprehu kënaqësinë për mbështetjen që Italia i ka dhënë vendit tonë deri më tani, dhe të dyja palët konfirmuan përkushtimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor dhe ndyshimeve klimatike, me tendencë për thellimin e bashkëpunimit sektorial.  Mbështetja nga ambasada Italiane është e fokusuar në fushën e menaxhimit të natyrës, përmes rikonfirmimit të Projektit për mbrojtjen e Luginës së Lumit Radika, që rrjedh në rajonin e Rekës, që është pjesë e Parkut Kombëtar të Mavrovës.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…