NUREDINI: Nga sot fillon ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në Kamjan

Në kuadër të projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në komunën e Bogovinës, sot ministri Naser Nuredini shënoi fillimin zyrtar të punëve ndërtimore në fshatin Kamjan.Për realizimin e këtij projekti në dy vendbanimet, Bogovinë dhe Kamjan, në komunën e Bogovinës, nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) sigurohen rreth 266 milionë denarë, nga të cilat ndërtimi në fshatin Kamenjanë kap vlerën e rreth 123 milion denarë. Rrjeti i kanalizimeve në këtë vendbanim do të mbulojë 101 krahë me një gjatësi totale prej rreth 23 km.Me këtë rast, ministri Nuredini gjithashtu njoftoi aktivitetet përgatitore të MMJPH për sigurimin e huazimit prej 50 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për zbatimin e fazës së dytë të projektit “Furnizimi me ujë dhe ujërat e zeza”, i cili do të forcojë infrastrukturën komunale dhe do të përmirësojë kushtet e jetesës në të gjitha komunat në shtet. Këto fonde do të mundësojnë zhvillimin ekonomik të zonave rurale përmes investimeve në sistemet e furnizimit me ujë dhe sistemet për trajtim të ujërave të zeza.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti deputetin Vengu në sëlinë e BDI-së

Tetovë, 12 maj 2026 Kryetari Ali Ahmeti takoi z. Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit…

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…