Nuredini: Nuk po heqim dorë nga tranzicioni i gjelbër, thjesht po e ngadalësojmë ritmin

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, e realizoi  takimin e parë protokolltar me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson.

Ministri Nuredini, pas pritjes së ngrohtë dhe shprehjes së urimeve për një mandat të suksesshëm diplomatik, iu referua bashkëpunimit të mirë të dy vendeve në mbrojtjen e mjedisit me fokus të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e synimeve ambicioze klimatike.

Në takim u shkëmbyen informacione për aktivitetet e kryera në përputhje me konkluzionet e Konferencës së vitit të kaluar të Palëve të UNFCCC, COP 26, që u mbajt në Glasgov nën kujdesin e Mbretërisë së Bashkuar. Natyrisht, u diskutua edhe për sfidat me të cilat përballen vendet përpara COP 27 të ri, i cili do të mbahet në Egjipt në nëntor, veçanërisht për shkak të krizës globale energjetike.

Me këtë rast, ministri Nuredini i prezantoi përcaktimet e forta strategjike të Ministrisë, por edhe të shtetit dhe në kushtet e krizës energjetike, të ecin drejt realizimit të qëllimeve kombëtare klimatike, transformimit të ekonomisë drejt ekonomisë së gjelbër dhe drejt kalimit drejt burimeve të rinovueshme të energjisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…