Nuredini: Riafirmohet projekt marrëveshja me Republikën e Shqipërisë për menaxhimin e burimeve ujore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot zhvilloi takim me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka, ku biseduan për çështjet më aktuale mjedisore. Gjithashtu, shkëmbyen mendime edhe për mundësitë e një qasjeje të përbashkët në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të gjelbër në të dy vendet.  

Gjatë bisedimeve theks i veçantë është vënë në riafirmimin e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore. Të dyja palët kanë shprehur vullnetin e fortë për intensifikimin e negociatave lidhur me propozim – Marrëveshjen për menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare dhe shprehën vullnetin për të përgatitur një draft të ri në afat më të shpejtë kohor dhe për të krijuar një komision të përzier maqedono-shqiptarë të përbërë nga përfaqësues të departamenteve kompetente dhe ekspertëve në fushën e ujërave që do të punonin në një propozim të përbashkët për teksin e Marrëveshjes. 

Është diskutuar edhe për bashkëpunim në fusha të tjera, si dhe janë rishikuar shkaqet e ndotjes së ajrit në vend, veçanërisht gjatë stinës së dimrit dhe gjatë sezonit të ngrohjes. Ministri dhe ambasadori diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për menaxhimin e qëndrueshëm të vlerave natyrore të zonave të mbrojtura ndërkufitare si dhe për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore. 

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…