Nuredini – Sahikjan: Vazhdon bashkëpunimi për rimëkëmbjen e gjelbër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini u takua sot me Narine Sahakjan, përfaqësuese e përhershme e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Në takim u diskutua vazhdimi i bashkëpunimit midis Ministrisë dhe UNDP -së në disa fusha, përfshirë rimëkëmbjen e gjelbër të ekonomisë nga kriza KOVID, rritjen e gatishmërisë së vendit për t’u marrë me fatkeqësitë natyrore dhe ndërhyrjet për të përmirësuar infrastrukturën për mbrojtjen nga përmbytjet, thatësirat dhe fatkeqësitë tjera ekstreme të motit.Temë e bisedës ishte edhe mbështetja për realizimin e angazhimit ambicioz të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë për 82% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelin e vitit 1990. Në këtë drejtim, Nuredini dhe Sahakjan diskutuan për bashkëpunimin në sigurimin e financimit të gjelbër që do të rriste investimet në burimet e rinovueshme të energjisë dhe efikasitetin e energjisë në sektorin privat dhe të banimit.Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Sahakjan, mandati trevjeçar i së cilës në vendin tonë përfundon në tetor 2021, e shfrytëzoi takimin për të falënderuar ministrin Nuredini për bashkëpunimin e suksesshëm me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vitet e fundit, duke theksuar se UNDP-ja do të vazhdojë të jetë partnere e ngushtë e zhvillimit  të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të realizimit të prioriteteve kombëtare dhe Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga Axhenda 2030.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…