NUREDINI: Vending makinat janë një hap përpara detyrimeve të reja më të forta të parashikuara në legjislacionin e ri për mbeturinat

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot së bashku me PAKOMAK-un, ambasadoren e Zvicrës dhe drejtorin e VERO Marketeve promovuan vending makineritë e shumëpritura, të cilat nga sot qytetarët e Shkupit mund t’i përdorin dhe t’i hedhin mbeturinat e ambalazheve, dhe për në këmbim ata marrin “pikë të gjelbërta” që mund t’i përdorin për të blerë produkte nga Vero, si dhe për pagesën e shërbimeve komunale dhe publike.Vending makineritë  janë një mënyrë e thjeshtë për qytetarët të cilët mund t’i selektojnë dhe t’i hedhin mbeturinat në një vend të përshtatshëm nga ku do të riciklohen, me çka gjithashtu do të zvogëlohen mbeturinat të cilat përfundojnë në deponi.Makineri të tilla që janë një trend në botë po bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Ato janë një mënyrë e thjeshtë për çdo qytetarë në të cilën, ka qasje në hedhjen e mbeturinave dhe gjatë blerjes, zbatohet lehtësisht sistemi i lirimit me kaucion, i cili stimulon paketimin më ekologjik dhe kthimin e detyrueshëm të paketimit, ndërsa qytetarët marrin një stimul financiar për sjellje të përgjegjshme. Dhe më në fund, zvogëlohet sasia e mbeturinave që përfundojnë në deponi.Vending makina e instaluar është një produkt maqedonas i bërë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit dhe Fondi i Inovacionit dhe në përputhje me nevojat e popullatës sonë lokale. Me instalimin e tij, PAKOMAK-u DHE VERO  bëjnë një hap para detyrimeve të reja më të forta të parashikuara në legjislacionin e ri për mbeturinat të hartuara nga MMJPH-ja….

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…