Osmani – Amon: Rritja e bashkëpunimit me Stirinë për marrëdhënie edhe më të ngushta me Austrinë

Ministri krahinor i Austrisë për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare, Arsim dhe Burime Njerëzore i Stirisë, Verner Amon, ka vizituar sot Maqedoninë e Veriut, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Stiria, si investitor i rëndësishëm europian, ka prani të konsiderueshme ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sparkasse, Grave dhe disa investime të tjera nga Stiria flasin për nivelin e lartë të bashkëpunimit ekonomik, i cili synon të kontribuojë në zhvillimin më të shpejtë ekonomik, por edhe në qëndrueshmërinë e ekonomisë sonë, duke na sjellë një hap më afër BE-së”, tha Osmani,  duke theksuar se kjo vizitë hap mundësi të reja për lidhje dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme sektoriale – arsim, shkencë, hulumtim, ekonomi, politika klimatike, ekologji, bujqësi, vetëqeverisje lokale midis vendit tonë dhe krahinës austriake të Stirisë.

Ministri Osmani shprehu gatishmërinë e plotë për dinamikë të mëtutjeshme të bashkëpunimit me Stirinë, duke u mbështetur në bashkëpunimin e fuqishëm ekonomik, i cili është simbol i partneritetit shumëvjeçar me Austrinë, duke falënderuar gjithashtu se agjenda ndërkombëtare e Stirisë është e fokusuar pikërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Osmani dhe ministri i Stirisë nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Krahinës së Stirisë (Republika e Austrisë), si dhe një Letër Qëllimi për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën Alpe-Adria, një iniciativë rajonale, me mbështetjen e së cilës do të mund të përdorim programet dhe strukturat e BE-së në interes të procesit tonë të integrimit europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…