Osmani – Fidan: Tregtia me Turqinë tejkaloi një miliard dollarë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Takimi u realizua në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Duke e uruar edhe një herë për postin e ri, Osmani shprehu kënaqësinë për nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u zotua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në përputhje me Strategjinë për Forcimin e Marrëdhënieve Bilaterale, nga viti 2008.

“Përveç takimeve dhe dialogut të rregullt, interesi i të dyja vendeve është që të vazhdojë dinamika pozitive edhe në bashkëpunimin ekonomik. Është për t’u përshëndetur fakti që Turqia ishte partneri ynë i shtatë më i madh tregtar vitin e kaluar me një miliardë dollarë shkëmbim”, tha Osmani, duke theksuar rëndësinë që i kushtohet pranisë së kompanive dhe investimeve turke në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë bisedës u fol edhe për bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së- me të cilën kryeson Maqedonia e Veriut, si dhe sfidat aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…