Osmani – Lord Piç: Maqedonia e Veriut është eksportues i stabilitetit në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka takuar sot të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuart Piç.

Në takim u shkëmbyen mendime për rrjedhën e negociatave me BE-në dhe proceset e brendshme në këtë kontekst, ku Lord Piç e përsëriti domosdoshmërinë e rrumbullakimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim për të trasuar me dinamikë të përshpejtuar rrugën integruese europiane të vendit. Ministri Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike të këtij plani, duke nënvizuar më tej shkallën e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve aleate në kuadër të NATO-s.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani e njohu bashkëbiseduesin me ngjarjet aktuale në lidhje me kryesimin tonë me OSBE-në, aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara në të ardhmen përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina qëndron si prioritet i parë dhe kryesor.

Në takim u diskutua edhe për dinamikat rajonale, ku bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut perceptohet si vend eksportues i stabilitetit në rajon, ndër të tjera, duke kryesuar dy iniciativa të rëndësishme rajonale këtë vit, Kartën e ShBA-së dhe Adriatikut (A5) dhe Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL). Të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën progresin e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që paraqet hap të rëndësishëm me interes për të gjithë rajonin e BP-së. Ministri Osmani potencon se Maqedonia e Veriut, si fqinj i drejtpërdrejtë i të dyja vendeve, inkurajon të gjitha zgjidhjet që sigurojnë stabilitet dhe perspektivë të BE-së për të gjithë rajonin.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…