Osmani mbajti takim lamtumirës me Ambasadorin e Spanjës, Emilio Lorenco Sera

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mbajti takim lamtumirës me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Emilio Lorenco Sera. Në takim Osmani shprehu falënderim dhe i ndau mirënjohje për angazhimin e palodhshëm të Ambasadorit Lorenco Sera në thellimin e raporteve në mes dy shteteve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Spanja e jep për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. “Kemi raporte të shkëlqyeshme dhe miqësore me Mbretërinë e Spanjës. Në memorien tonë kolektive do të mbetet angazhimi i jashtëzakonshëm dhe mbajtja e video seancës së Senatit të Spanjës me qëllim ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në mars të vitit 2020”, theksoi Osmani. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për politikat e fqinjësisë së mirë në rajon, gjendjen e brendshme politike në vend, si dhe çështje tjera aktuale ndërkombëtare me konotacion gjeopolitik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…