Osmani në darkën tradicionale transatlantike me ftesë të Blinken

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, mori pjesë në darkën tradicionale transatlantike, e cila u mbajt në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në ngjarje morën pjesë edhe ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në fokus të bisedimeve ishin sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti transatlantik, veçanërisht në kontekst të pasojave të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, i cili ka minuar rendin juridik ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe ka shkaktuar rritje të paqëndrueshmërisë në fqinjësinë e Aleancës. Njëherit, u diskutua edhe prioritetet për veprim në marrëdhëniet transatlantike dhe vendimet e rëndësishme të marra në Samitin e Vilniusit për të ardhmen e Aleancës së NATO-s.

Në fjalën e tij, Osmani e rikonfirmoi mbështetjen tonë të plotë për Ukrainën dhe theksoi se ofrimi i ndihmës praktike, sa të jetë e nevojshme, mbetet prioriteti ynë. Gjithashtu, ai theksoi se mbështetja jonë e pakushtëzuar për popullin ukrainas u theksua edhe një herë me miratimin e Deklaratës së Përbashkët të Mbështetjes për Ukrainën nga shtetet anëtare të A5, në takimin e djeshëm të mbajtur në kuadër të presidencës sonë me SHBA-Karta e Adriatikut.

Osmani iu referua edhe situatës aktuale në rajonin tonë dhe nevojës për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe evropian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…