Osmani në Pallatin e Eliseut në takim me këshilltarët e Macron, Dumont dhe Adam

Në vazhdim të vizitës së punës në Francë, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, realizoi takime të ndara në Pallatin e Eliseut me këshilltarët e Kabinetit të presidentit Emmanuel Macron, Isabelle Dumont përgjegjëse për Evropën Kontinentale dhe Turqinë dhe me këshilltarin për Evropë, Alexandre Adam.Në takimin e përbashkët Osmani potencoi rëndësinë e zbatimit të vendimit të BE-së nga marsi i vitit të kaluar, si kusht i rëndësishëm për ruajtjen e kredibilitetit ne rajon, veçanërisht kredibilitetin e procesit të zgjerimit. Në këtë drejtim u shqyrtua edhe strategjia për Ballkanin Perëndimor e presidentit Emmanuel Macron, për të cilën u konstatua se paraqet interes për të dy vendet.“Ne i kuptojmë shqetësimet e BE-së dhe kuptuam nevojën për transformimin e Unionit. Fuqishëm e mbështesim projektin për Ardhmërinë e Evropës dhe japim mbështetje të fortë për Metodologjinë e re të bisedimeve. Shprehëm gatishmëri së bashku me anëtaret e BE-së, veçanërisht Francën, por edhe me institucionet evropiane të punojmë në zhvillimin e konceptit i cili do të sjellë kualitet të ri në raportet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është e gatshme për mbikëqyrje edhe më të rreptë, por edhe më fer, dhe ne në këtë shohim përparësi në transformimin tonë”, tha Osmani.Në margjinat e vizitës së punës në Paris, Osmani realizoi takim edhe me Marta De Sidrac, kryetare e grupit për bashkëpunim midis Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Senatin francez, ndërkaq kishte takim edhe me zëvendës drejtorin gjeneral i Agjencisë Franceze për Zhvillim, Philippe Baudoin.Vizita e punës në Paris, e shefit të diplomacisë, Osmani, është pjesë e turneut të tij diplomatik në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Mbështetja e riafirmuar nga ana e Francës, dhe tre Marrëveshjet e nënshkruara janë rezultati pozitiv nga kjo vizitë, me çka progresi i raporteve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës merr intensitet shtesë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…