Osmani në takim me Rau

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog 2022, sot Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me kryesuesin e sivjetshëm të OSBE-së, Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau.

Maqedonia e Veriut dhe Polonia, së bashku me Suedinë, si pjesë e Treshes kryesuese me OSBE-në, kanë bashkëpunim aktiv në kuadër të këtij formati.

Në takimin e sotëm u diskutua për ngjarjet e sigurisë në dritën e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe për sfidat me të cilat përballet kryesuesi në zbatimin e agjendës së OSBE-së.

Ministri Osmani e rikonfirmoi mbështetjen e presidentit polak për angazhimin aktiv në menaxhimin e krizëz, duke u mbështetur në resurset dhe mekanizmat e disponueshme të OSBE-së. Njëherazi, i përshëndeti përpjekjet për avancimin e agjendës dhe aktiviteteve në kuadër të Organizatës dhe theksoi se përvojat e Polonisë dhe leksionet e marra si kryesuese, në kushte jashtëzakonisht komplekse, do të jenë shumë të dobishme për misionin tonë në vitin 2023.

“Veprimi ynë i përbashkët në kuadër të treshes kryesuese i jep kontinuitet punës së OSBE-së dhe paraqet vlerë shtesë në respektimin e parimeve dhe vlerave themelore të Organizatës”, theksoi Osmani.

Nga 1 janari 2023, Maqedonia e Veriut e merr kryesimin me këtë organizate më të madhe rajonale të sigurisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…