Osmani në takim me trashëgimtarin e fronit Akishino dhe princezën Akishino

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Japoni është takuar edhe me Princin e Kurorës Akishino dhe Princeshën Akishino. Në takim Ministri Osmani shprehu kënaqësinë për raportet mes dy vendeve, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit kulturor. E përshëndeti veprën e Kenzo Tange, si pikë bashkimi dhe simbol i miqësisë ndërmjet dy vendeve, si dhe ndarjen e çmimit të sivjetëm “Kurora e artë”, që iu nda poetit japonez Shuntaro Tanikava, në kuadër të Mbrëmjeve strugane të poezisë. Më pas, Ministri Osmani realizoi takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, Shinxhi Inoue dhe anëtarë të tjerë të grupit. Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe biznesit, sfidat aktuale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në kontinentin evropian dhe Indo-Paqësorin. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…