Osmani realizoi takim me MPJ të Armenisë, Ararat Mirzojan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi bilateral me Ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Ararat Mirzojan.

Të dy ministrat diskutuan për sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni i Kaukazit Jugor dhe se si të ruhet stabiliteti dhe të avancohet siguria e rajonit me ndihmën e mekanizmave të OSBE-së.

Jemi të gatshëm të vazhdojmë përpjekjet e tilla përmes mekanizmave dhe strukturave ekzistuese të OSBE-së, si dhe ideve dhe nismave të reja, me qëllim që të arrihen këto synime. Ne qëndrojmë pas çdo përpjekjeje që ofron dinamikë pozitive në mbështetje të zbatimit të masave të dakorduara më parë dhe identifikimit të zonave të reja në drejtim të stabilizimit. Mbështes të gjitha përpjekjet që çojnë drejt paqes dhe të gjitha iniciativat që lehtësojnë dialogun, qetësojnë tensionet dhe forcojnë besimin.

“Gjithashtu shpreha mbështetje të fortë për përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësimit dhe për vendosjen e stabilitetit në terren. Shpresoj se përvoja dhe avantazhet e OSBE-së mund të përdoren në mënyrë më aktive për sigurinë e rajonit. Si Kryesues e ritheksova gatishmërinë tonë për t’i ndarë përvojat tona në ballafaqimin me sfidat dhe i tregova për mundësitë e bashkëpunimit rajonal”, tha Osmani në takim.

Osmani dhe Mirzojan biseduan edhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Armenisë, në sfera të ndryshme me interes të përbashkët.

Osmani, në cilësinë e Kryesuesit  të OSBE-së, e vizitoi Armeninë në prill të këtij viti.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…