Osmani u takua me Ambasadorët e Portugalisë dhe Belgjikës, Pina dhe Meris

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, Frederik Meris, me seli në Sofje, ndërsa gjatë ditës kishte takim edhe me Ambasadoren e  Republikës së  Portugalisë, me seli në Beograd, Marija Virxhinija Mendes Da Silva Pina.  Në takime u diskutua për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për avancimin e saj  në periudhën vijuese, duke pasur parasysh Samitet e BE-së në qershor.Në takim me Pinjan, u shqyrtuan angazhimet dhe përpjekjet e ndërmarra deri më tani të Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë, si kryesuese aktuale me Këshillin e Bashkimit Evropian, në planin e integrimit evropian të shtetit tonë. U theksua se gjatë periudhës së kaluar marrëdhëniet bilaterale u ndërtuan në bazë të marrëdhënieve të ngushta miqësore dhe nivelit solid të bashkëpunimit të ndërsjellë në më shumë fusha. Gjatë  bisedës me Ambasadorin Meris u theksua se në periudhën e ardhshme e presim edhe mbështetjen e Mbretërisë së Belgjikës, si një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, me qëllim të mbajtjes së Konferencës ndërqeveritare dhe të fillimit formal të negociatave aderuese për anëtarësim të plotë në Union. Ndërkaq, marrëdhëniet bilaterale u vlerësuan si të shkëlqyera, të ndërtuara në bazë të interesave të përbashkëta strategjike. Takimet u shfrytëzuan për të shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet aktuale rajonale, globale dhe llojet e tjera të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e multilateralizmit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…