Tetovë, 16 maj 2026
Në Akademinë Politike, ligjëratën përmbyllëse të modulit të parë, e mbajti z. Fatmir Besimi, me një reflektim të thellë mbi rrugëtimin historik dhe institucional të Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ai theksoi transformimin nga rezistenca politike drejt ndërtimit të fuqishëm institucional, duke nënvizuar rolin e subjektit në pozita kyçe shtetërore dhe në procese vendimtare për zhvillimin e vendit. Sipas tij, ky rrugëtim përbën një dëshmi të qartë se forca politike ka kaluar “provimin e kohës”, duke u shndërruar në një faktor stabiliteti dhe përgjegjësie institucionale.
Një përmbyllje që solli reflektim të thellë mbi historinë, sfidat dhe konsolidimin politik në vend.





