Pjesëmarrësit e Akademisë Politike, takojnë z. Ilir Kulla

Tiranë, 23 qershor 2026

Moduli i pestë i Akademisë Politike të BDI-së u përmbyll me një bashkëbisedim me z. Ilir Kulla, ku u trajtua gjeopolitika e Ballkanit dhe roli i liderëve të rinj në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta.

Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij shumëvjeçare në jetën politike dhe publike, duke theksuar rëndësinë e partive politike si shkolla të demokracisë, ku debati, mendimi kritik dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve forcojnë institucionet dhe vetë shtetin demokratik.

Ai nënvizoi se në një rajon që synon integrimin euroatlantik, të rinjtë duhet të jenë pjesë e ndryshimit dhe ta udhëheqin atë me vizion, dije dhe përgjegjësi.

https://www.facebook.com/share/p/1JXKi7vYku/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Kryetari Ahmeti: Faleminderit, Presidenti Trump!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e përshëndet vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për…

Dega Butel mbajti Kuvendin Zgjedhor

Butel, 24 qershor 2026 Në një atmosferë të shkëlqyer organizative, me energji pozitive dhe frymë uniteti, sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i…

Kryetari Ahmeti takoi të riun nga Gostivari, Naser Veliu

Tetovë, 24 qershor 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot priti në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun…