Rexhepi: Fillojmë me projektin e rekonstruimit të rrugës lokale prej fillimit të fshatit deri në liqenin e Likovës

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ishte në takim pune në komunën e Likovës ku së bashku me zëvendës kryeministrin e parë, Artan Grubi dhe kryetarin e komunës Erkan Arifi ishin prezent në fillimin e punimeve për rehabilitimin e dhe rekonstkrumin e rrugës lokale P2133 respektivisht prej fillimit të fshatit deri tek liqeni i Likovës.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe qeveria qendrore vazhdojnë të investojnë fonde të konsiderueshme në pushtetin lokal, ne ofrojmë mbështetje për të gjitha komunat për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore që përmirësojnë drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve.

Sot jemi të pranishëm në Komunën e Likovës për t’i kushtuar vëmendje të veçantë projektit të rehabilitimit dhe rindërtimit të rrugës lokale P2133 deri te ura e liqenit të Likovës. Sipas projektit, gjatësia totale e trasës është 3.5 km. Për këtë projekt po investojmë mjete në vlerë prej 54 milionë denarë dhe kohëzgjatja e rindërtimit është 11 muaj. Nëpërmjet granteve direkte për komunat për rindërtimin e rrugëve lokale, mundësojmë kushte më të mira jetese për qytetarët, zhvillim urban dhe mbi të gjitha zhvillim ekonomik lokal për komunat.
Në kuadër të Projektit të Bankës Botërore për Rindërtimin e Rrugëve Lokale, janë rikonstruktuar ose janë në proces rikonstruksioni mbi 120 rrugë dhe rrugica në mbi 60 komuna në të gjithë vendin tha në fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.
 
Ai shtoi se në komunën e Likovës është përfunduar projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujit të pijshëm për Likovën dhe i rezervuarit për vendbanimin e Likovës me furnizim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit, projekti është në vlerë prej 1.2 milionë euro, ku komuna merr pjesë me 173 mijë euro, gjithashtu mjete në vlerë prej 65 mijë euro janë transferuar në llogari të posaçme për ndërtimin e ujësjellësit në komunën e Likovës.

I siguroj qytetarët se mbështetja për pushtetin lokal nuk do të ndalet me kaq. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të vazhdojë të jetë partner aktiv i pushtetit lokal edhe në periudhën e ardhshme.
Angazhimi ynë për përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo komunë është i dukshëm në terren dhe konfirmohet nga projektet e shumta që kemi realizuar deri më tani dhe ato që po punojmë aktualisht në të gjithë vendin përfundoi fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi shtoi se rikonstruimi i kësaj rruge është kërkes e kahmotshme e banorëve e cila do të ndikoj edhe në rritjen e turizimit malor dhe do të ndihmoj në rritjen ekonomike.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…