Salla sportive “Nuri Mazari”, Grubi: Mbetemi të përkushtuar në realizimin e projekteve në çdo komunë

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë kryetarin Ali Ahmeti dhe ministra nga kabineti qeveritar kanë qëndruar në qytetin e Strugës ku në fshatin Dollogozhdë është vendosur gurrëthemeli për ndërtimin e sallës sportive që do të mbajë emrin e dëshmorit Nuri Mazari.

Uroj proces të mbarë pune në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm për nevojat edukativo-arsimore dhe rekreative të rinisë së kësaj zone, ka shkruar mes tjerave Grubi.

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko dhe banorët e fshatit Dollogozhdë vendosëm sot gurthemelin e sallës së re sportive që do të mbajë emrin e dëshmorit të kombit nga ky vend, Nuri Mazari.

Uroj proces të mbarë pune në realizimin sa më të shpejtë të këtij projekti të rëndësishëm për nevojat edukativo-arsimore dhe rekreative të rinisë së kësaj zone.

Mbetemi plotësisht të përkushtuar në realizimin e premtimeve programore dhe projekteve të jetës cilësore në çdo komunë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=672205477602307&set=pcb.672206057602249
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…