Shaqiri: Agjenda digjitale është e ranguar në krye të prioriteteve në programin e Qeverisë dhe të MSHIA-së

Mundësitë e bashkëpunimit, në drejtim të arritjes së aftësive digjitale nëpërmjet trajnimeve dhe programeve kualitative, ishin temat e takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri dhe drejtoreshës së Kompanisë së TI-së ,,Oracle”- Shkup, Meri Kuçera Ilievska.Në takim, u shpalosën aktivitetet e Kompanisë së TI-së ,,Oracle”, e cila në vendin tonë, mes tjerash realizon trajnime për arritjen e aftësive profesionale dhe kualitative, të cilat kërkohen në tregun e punës dhe se është njëra nga kompanitë kryesore softwerike në botë.Ministri, shprehu kënaqësinë e takimit, në këndvështrimin që Agjenda digjitale është e ranguar në krye të prioriteteve në programin e Qeverisë dhe të MSHIA-së, me çka theksoi se në vitet e kaluara, janë ndërmarrë aktivitete të rëndësishme lidhur me transformimin digjital, ndërsa kuptohet që është e mirëpritur përvoja e kësaj kompanie me renome.Në suaza të aktiviteteve për avancimin e sferës digjitale në shoqërinë tonë, ministri Shaqiri, sot realizoi takim “online”, me përfaqësuesit e projektit “MLADIHAB – Rinia digjitale”, me të cilin realizohen trajnime dedikuar personave të rinj, të moshës prej15 deri më 29 vjeç.Ministri u njoh më në detaje me projektin, me ç’rast u diskutua edhe për aktivitetet aktuale, qëllimin e projektit dhe mundësitë e bashkëpunimit. Njëkohësisht, u shkëmbyen mendime, qëndrime dhe propozime ndërmjet palëve të interesuara në lidhje me funksionimin e këtij projekti, i cili është i finansuar nga Ambasadaza Britaneze në Shkup, ndërsa i implementuar nga Këshilli rinor nacional i Maqedonisë dhe Oda ekonomike për teknologji informatike dhe komunikative – MASIT.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…