Shaqiri: Interoperabiliteti është element kyç në procesin e digjitalizimit

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin lidhur me Interoperabilitetin si element kyç në procesin e digjitalizimit. Interoperabiliteti – Ndërlidhja dhe përdorimi i regjistrave dhe të dhënat themelore ndërmjet organeve shtetërore dhe institucioneve. Interoperabiliteti është element kyç në procesin e digjitalizimit. Ky projekt mundëson shkëmbimin e të dhënave në mes të IT sistemeve në institucionet shtetërore. Rrjedhja e pandalur e informacionit përmes platformës për interoperabilitet e zvogëlon kohën e nevojshme për transferim të informacioneve ndërmjet institucioneve shtetërore me të cilët to të lëhtësohet qasja në informacionet elektronike të cilat janë të nevojshme për të ofruar shërbime publike të nevojshme për qytetarët dhe bizneset. Për momentin në platformën e interoperabilitetit janë të përfshira 32 institucione, por objektivi ynë është që të rrisim numrin e institucioneve të përfshira në këtë platformë dhe numrin e web shërbimeve për shkëmbim të të dhënave dhe për këtë jemi duke zhvilluar takime dhe bisedime të shumta me të gjitha palët e interesit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…