Shaqiri në Fakultetin e Stomatologjisë: Duke investuar në pajisje të reja kemi ofruar kushte më të mira për mësimin praktik të studentëve

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot ka vizituar Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup në Rektoratin e Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me Rektoratin në Shkup, dy vitet e fundit kanë investuar në pajisje për përmirësimin e kushteve të mësimit për studentët.Në vizitë morën pjesë edhe Rektori i universitetit prof. Dr. Nikolla Jankullovski, Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë prof. Dr. Qiro Ivanovski dhe prof. Dr. Elizabeta Georgievska nga Katedra e stomatologjisë pediatrike dhe preventive.“Investimi në pajisje të reja për fakultetet është në të njëjtën kohë investim në zhvillimin e arsimit të lartë. Në këtë mënyrë ne ofrojmë kushte më të mira për mësimin teorik dhe praktik të studentëve – stomatologëve të ardhshëm. Jemi në dijeni për nevojën për investime kapitale por edhe për investimin për arsim të lartë cilësor dhe do të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim”, tha ministri Shaqiri.Në dy vitet e fundit  me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë rinovuar tërësisht dhe janë pajisur me aparatura moderne 4 salla klinike për nevojat e Katedrës së stomatologjisë pediatrike dhe preventive, Katedrës së implantologjisë, Katedrës për sëmundjet e dhëmbëve dhe  endodontit, dhe Katedrës për sëmundje të gojës dhe paradontit. Për blerjen e këtyre pajisjeve moderne, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë gjithsej 10.000.000,00 denarë, prej të cilave 5.000.000,00 denarë në vitin 2020 dhe 5.000.000,00 denarë të tjera në vitin 2021.Me investimet në arsimin e lartë, nga njëra anë, studentët kanë mundësi të kryejnë praktikën e tyre në kushte të përshtatshme dhe moderne, dhe nga ana tjetër, kushtet për punë për profesorët janë vërtet të përshtatshme për nevojat e tyre, u theksua gjatë takimit të sotëm.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…