Shaqiri në tryezën e rrumbullakët me temë “Kthimi i trurit në vendlindje”, organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza”

Sot në tryezën e rrumbullakët me temë “Kthimi i trurit në vendlindje”, organizuar nga Universiteti “Nënë Tereza” theksova se “Ikja e trurit” është shndërruar në refren të trishtuar në Ballkanin Perëndimor, ku shumë të rinj vlerësojnë ëndrrat e tyre për të jetuar dhe punuar jashtë vendit. Them që përtej kësaj, ky është një fenomen global, por kur prek vendet e vogla që janë ende në zhvillim, pasojat janë më të dukshme dhe më të ndjeshme në të gjitha segmentet e jetës shoqërore.

Në fokusin e MASH-it është krijimi i reformave për parandalimin e “ikjes së trurit” thash se duhet të flasim më shpesh për arsyet e qëndrimit në vendlindje, si dhe të flasim për mënyrat e kthimit të kuadrove me përvojë, me qëllim që të krijohet një klimë më pozitive dhe më shpresëdhënëse për brezat e ardhshëm.

Më duhet të them se fokusi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është krijimi i proceseve reformuese me një qasje serioze ndaj këtij fenomeni, sepse duke ndërtuar një sistem arsimor cilësor dhe premtues, duke mbështetur talentet dhe masat për harmonizimin e drejtimeve dhe arsimit për nevojat e tregut kontribuojmë në krijimin e kushteve dhe standardeve më të mira të jetesës këtu në vendin tone.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…