Shaqiri për të diplomuarit e UEJL-së: Jeni gjeneratë ambicioze që do të sjellë përfitime të mëdha për vendin

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese të reja në të ardhmen. E di që Ju presin shumë arritje të reja në planin personal dhe profesional, sepse jeni gjeneratë ambicioze e cila do të sjellë përfitime të mëdha për vendin dhe për prosperitetin e përgjithshëm social dhe ekonomik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me këto fjalë ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore, në ceremoninë e cila u mbajt sot në Tetovë.

„ Është shumë e rëndësishme që të besoni në veten tuaj. Ju keni atë që është e nevojshme për të krijuar një të nesërme sa më të mirë për të gjithë ne. Arsyetoni diplomën që keni marrë në njërin nga institucionet e arsimit të lartë më të njohur dhe bashkëkohor në vendin tonë, por edhe më gjerë i cili është i vetmi universitet në rajon që e trajton dhe e ruan standardin e tregjuhësisë në mësimdhënie dhe veprim“, tha Shaqiri.

Ministri i këshilloi të diplomuarit që të mos heqin dorë nga të mësuarit, qoftë ai formal apo joformal, sepse siç tha ai, çdo informatë apo aftësi e re që fitoni do t’ju bëjë më të vlefshëm.

„ Të gjithë së bashku duhet të shfrytëzojmë rastin për të falënderuar profesorët dhe të gjithë punonjësit e këtij universiteti për përkushtimin e vërtetë dhe përcjelljen e njohurive që tani janë arma Juaj më e fortë. E di që kanë dhënë maksimumin gjatë shkollimit, sepse synimi i tyre, në të vërtetë qëllimi i profesorit, është që çdo gjeneratë e re të jetë së paku një nuancë më e mirë se gjenerata e mëparshme“, shtoi ministri.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…