Shaqiri: Plani i MASH dhe Qeverisë është mbështetja financiare për të rinjtë nga RMV të cilët do të shprehin dëshirën për të studiuar në njërin nga universitetet më të mira në botë

Në kuadër të agjendës gjatë vizitës në Londër ku po mbahet Forumi botëror i arsimit – tubimi më i madh ndërkombëtar i ministrave dhe drejtuesve të institucioneve dhe institucioneve arsimore, takova edhe një grup studentësh nga Maqedonia e Veriut, të cilët studiojnë në institucione prestigjioze të arsimit të lartë në Londër me mbështetje financiare të Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Më vjen mirë që ju takova dhe që bashkë diskutuam përvojën tuaj rreth studimeve në universitetet më të mira, për të cilat keni mbështetjen e plotë nga unë dhe nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Tek ju shoh të rinj me dëshirë të madhe për sukses personal dhe potencial, të cilin shpresoj ta shfrytëzoni plotësisht për mbarëvajtjen e proceseve shoqërore në Maqedoninë e Veriut.
Plani i MASH dhe Qeverisë është që mbështetja financiare për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të cilët do të shprehin dëshirën për të studiuar në njërin nga universitetet më të mira në botë, të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse investimi në kapitalin njerëzor është kusht themelor për zhvillim.
Gjithsej 9 studentë nga Maqedonia e Veriut studiojnë në Kings College, University College of London dhe Imperial College London, me bursa të dhëna nga Ministria e arsimit dhe shkencës për të gjithë studentët që arrijnë të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në një nga 100 universitetet më të mira në botë sipas renditjes së Shangait.
Takimi  me studentët u realizua me organizimin e Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Londër dhe ambasadores Aleksandra Miovska.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…