Shaqiri: Pranë qytetarëve në çdo kohë

Sot së bashku me zëvendës Kryeministrin Nilolovski dhe ministrat Milevski dhe Boçvarski, vizituam Komunën e Manastirit dhe zhvilluam takim me kryetarin e saj, Toni Konjanovski, ku biseduam për ndihmën nga ana e Qeverisë për sanim të dëmeve nga tërmeti që goditi Manastirin.

Pas vendimit të marrë dje, në seancën qeveritare, Ministria për vetëqeverisje locale, sëbashku me Komisionin qeveritar për vlerësim të dëmeve dhe Komuna e Manastirit u caktohet detyra që të përpilojnë raport për vlerësim të dëmeve nga tërmeti, në bazë të së cilit Qeveria do të marrë masat e nevojshme dhe do të caktojë mënyrën e veprimit.

Kjo Qeveri di të gjendet pranë qytetarëve të saj dhe nuk do të rresht së ofruari mbështetje dhe ndihmë në çdo kohë dhe çdo vend.Sapo të jetë gati raporti për vlerësimin e dëmeve, do të nisë shpërndarja e fondeve nga Qeveria për mbulimin dhe sanimin e dëmeve nga tërmeti.
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…