Takimi i Ministrit Bekteshi dhe Drejtorit të REM, Rexhepi me Ministrin e energjetikës së Turqisë, Fatih Donmez: Ka shumë hapësirë për rritjen e bashkëpunimit energjetik midis dy vendeve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u takua me Ministrin e energjetikës dhe burimeve natyrore të Turqisë, Fatih Donmez, gjatë vizitës së tij dy-ditore zyrtare në Republikën e Turqisë. Në takim i pranishëm ishte edhe drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi. Të dy ministrat diskutuan drejtimet e mundshme të zhvillimit në fushën e energjetikës, duke marrë parasysh zhvillimet e politikave të energjetikës në botë dhe Evropë dhe veçanërisht brenda Komunitetit Energjetik. Në takim, Ministri Bekteshi theksoi se Strategjia e Zhvillimit Energjetik e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040 ofron udhëzime të mundshme për zhvillimin e sektorit të energjetikës në vendin tonë, duke marrë parasysh zhvillimet e politikave të energjetikës në botë dhe Evropë dhe veçanërisht në kuadër të Komunitetit Energjetik. ” Politikat e vendit tonë në fushën e energjetikës ndjekin praktikat e mira të politikave të BE-së për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik, si dhe dekarbonizimin, duke marrë parasysh qëllimet dhe trajektoret me dinamikë reale që përshtaten me specifikat vendore dhe prioritetet e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi Ministri Bekteshi në takimin me Donmez. Në takim u theksua Nisma Rajonale për lidhjen me gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) dhe Nismën Rajonale EUSAIR, e cila synon të arrijë një treg vendor të energjisë të mirë-ndërlidhur dhe mirë-funksional, duke mbështetur tre objektivat e politikës energjetike të BE-së. – konkurrencën, sigurinë e furnizimit dhe qëndrueshmërinë. Ministrat ranë dakord që Republika e Turqisë dhe Maqedonia e Veriut kanë një bashkëpunim b tradicionalisht të shkëlqyeshëm dhe shprehën shpresë se ky bashkëpunim do të thellohet në të ardhmen. Ministri Bekteshi e informoi Ministrin Donmez për projektet që po zbatohen në Maqedoninë e Veriut në fushën e energjetikës, duke theksuar se ka një numër të kompanive turke që tashmë janë investitorë në vend me shpresën se në të ardhmen numri i tyre do të rritet. “Kompania turke “Girishim Electric” tashmë ka filluar ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik 10 megavat në vendndodhjen ekzistuese të termocentralit TC Osllomej. Dy kompani turke në fushën e energjietikës kanë paraqitur oferta për parakualifikim për projektin për ndërtimin e hidrocentralit Çebren na Cërna Rekë, një projekt vlera e investimit të të cilit do të jetë së paku 500-600 milion euro me një kapacitet të instaluar 333- 458 MW, dhe po ashtu dy kompani tjera turke janë në garë për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vend mbi parimin e partneritetit publik-privat, një investim me një vlerë të vlerësuar prej rreth 350 milion euro,” ceku Ministri Bekteshi në takim. Drejtori i REM SHA Shkup, Bajram Rexhepi theksoi se përvojat e Turqisë në pjesën e ndërtimit të rrjetit të gazsjellësit dhe lidhja e gazit janë më se të mirëseardhura, kryesisht në planet e Maqedonisë së Veriut për drejtimin e burimeve me furnizim të gazit natyror. Në takim u konkludua që në periudhën në vijim të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi I cili do të ndihmojë shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjes në fushën e gazifikimit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…