Takimi Osmani – Eskobar në Nju Jork

Mbështetja amerikane për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, realizoi takim me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në qendër të bisedës ishin zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe nevoja për përshpejtimin e procesit integrues evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që paraqet çështje të rëndësishme të sigurisë.

Në këtë kontekst, Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pahamendshme amerikane në rrugën tonë drejt BE-së, si dhe për mbështetjen për zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Në takim u diskutua edhe për angazhimin mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në kuadër të Dialogut Strategjik.

“Aktivitetet në kuadër të dialogut strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së po zhvillohen me dinamikën e parashikuar dhe tashmë janë të dukshme rezultatet e zbatimit të tyre. Marrëdhëniet dypalëshe janë ngritur në një nivel më të lartë, partneriteti strategjik është forcuar, si dhe është shënuar progres në agjendën e reformave të brendshme dhe zhvillimin demokratik”.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën në ballafaqimin me sfidat nga agresioni ushtarak rus, madje theksuan aleancën e fuqishme në kuadër të NATO-s. Njëherit, na përgëzuan për kryesimin tonë me OSBE-në, SHBA-në – Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që është tregues i rolit të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në kontekst të sfidave të sigurisë globale.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…