Takimi Osmani-Kodheli

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Kryetarеn e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga një grup deputetësh të cilët po qëndrojnë për vizitë punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Osmani e shfrytëzoi këtë rast për ta uruar Republikën e Shqipërisë për zgjedhjen e saj të fundit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë për periudhën 2022/23, duke potencuar rëndësinë e këtij suksesi diplomatik për gjithë rajonin.“Kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në 2023, si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në punën e Këshillit të Sigurisë së KB-së, në të njëjtën kohë e vendosin rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të aktiviteteve multilaterale në nivel botëror”, theksoi Osmani.Në takim u bisedua edhe për aktivitetet dhe bashkëpunimin e të dy vendeve në kuadër të iniciativave të shumta, me çka u shpreh mbështetje edhe për platformën “Iniciativa 8” për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet tri vendeve përgjatë Korridorit 8, i cili lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë.Bashkëbiseduesit shprehën mbështetje të fuqishme të ndërsjellë për avancim në integrimet evropiane, duke shprehur gatishmërinë e të dy vendeve për fillimin e negociatave.“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hap serioz në drejtim të reformave të tyre të brendshme dhe afrimit institucional me BE-në,  për të cilat është marrë vendim i merituar për fillim të negociatave për aderim. Çdo shtyrje e këtij vendimi krijon paparashikueshmëri politike e cila e rrezikon kredibilitetin evropian në rajon”- tha Osmani duke shprehur kënaqësi për mbështetjen e ndërsjellë të ambicieve evropiane.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…