Urim i Kryeparlamentarit Xhaferi me rastin e Kurban Bajramit

Më lejoni që në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, të gjithë pjesëtarëve të konfesionit islam me rastin e festës së madhe myslimane – Kurban Bajramit, t’u shpreh urime, me shpresë se festa do t’ju gjejë me shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi familjare, kudo që ta festoni.  

Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe e empatisë, festë e zemërgjerësisë dhe e faljes, festë e altruizmit dhe e vetëflijimit, e mirëkuptimit dhe e respektit mes njerëzve.  Edhe këtë vit, Kurban Bajrami i mbushi zemrat e të gjithë njerëzve dhe le t’i mbush me gëzimin që sjell me vete. Në këtë ditë të madhe, le ta ndajmë tryezën, le ta ndajmë atë që kemi me të afërmit apo të largëtit, të njohurit apo të panjohur, me ata që kanë më shumë dhe me ata që kanë më pak.

Në këtë kohë të trubulencave që po kalon i mbarë njerëzimi si dhe shteti ynë, të mos lejojmë që të kalojmë vetë dhe të vetmuar në betejat dhe sfidat tona dhe të të tjerëve; të bashkohemi për tejkalimin e çdo pengese apo vështirësie që shfaqet para nesh. Ta festojmë së bashku jetën dhe ta ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët, sepse të gjithë jemi pjesë e patjetërsueshme e kësaj toke.

Edhe njëherë, urime Kurban Bajramin edhe shumë vite ta festojmë!

Me respekt,

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…