Xhaferi- Reka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera të ndërsjella dhe synim strategjik të përbashkët – anëtarësim në BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim  lamtumirës ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. Fatos Reka.

Në takim biseduan për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, të cilat karakterizohen me miqësi të sinqertë dhe mirëkuptim të ndërsjellë pa çështje të hapura.

Kryeministri Xhaferi falënderoi ambasadorin Reka për kontributin e tij të sinqertë në avancimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve fqinje, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që i lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se të dy vendet, si aleatë në NATO dhe vende që synim të  përbashkët kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal, që është garanci për një rajon të sigurt dhe stabil.

Kryeministri Xhaferi, në shenjë falënderimi, i dha ambasadorit Reka mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tij profesional në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe i uroi shëndet të mirë dhe suksese të mëtejshme personale dhe në karrierë kudo që ta çojë rrugëtimi i tij profesional.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…