Zëvendës ministri Rexhepi: Investojmë në çdo komunë

Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi, sot ishte në Tetovë për inspektimin e punimeve në rrugën Vëllezërit Milladinov.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve vazhdon me realizimin e projekteve kapitale në të gjithë komunat e vendit.
Rindërtimi i tërësishëm të rrugës me gjatësi prej 1 km pasqyron një investim strategjik në infrastrukturën lokale, duke nxitur një infrastrukturë të fuqishme lokale që plotëson nevojat për zhvillim të qytetarëve tanë tha zëvendësministri Rexhepi.

Kjo jo ​​vetëm që simbolizon përkushtimin e qeverisë sonë për përmirësimin e infrastrukturës, por gjithashtu nënvizon vizionin tonë politik për stimulimin e rritjes ekonomike dhe forcimin e besimit të qytetarëve tanë në qeverisje të përgjegjshme.
Rehabilitimi po zhvillohet me ritme serioze dhe presim të përfundojë sa më shpejt shtoi Rexhepi

Përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, vazhdojmë të ju ndihmojmë të gjitha komunave, t’u japim mbështetje të fuqishme për realizimin e projekteve të tilla që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Politikat tona janë për qytetarë. Projekti për rehabilitimin e rrugëve lokale i jep rezultatet e duhura në të gjitha komunat e mbarë vendit përfundoi zëvendësministri Rexhepi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…