Zëvendësministri Rexhepi: Banesa sociale në Dibër përfundon gjatë vitit 2023

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot ka qëndruar për një vizitë pune në komunën e Dibrës, ku ka inspektuar ndërtimin e banesës sociale në këtë komunë.

Investimi realizohet përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, objekti ka filluar ndërtimin në Gusht të vitit të kaluar dhe pritet që të pëfundojë vitin e ardhshëm në vlerë prej 66 milion denarë pa TVSH. Në total janë 47 banesa që do të ndahen për familjet në nevojë tha zëvendës ministri Rexhepi.

“Ky është një shembull i mirë se si pushteti qendror në koordinim me pushtetin vendor i ndihmon qytetarët me projekte konkrete.

Ne si MTL respektivisht si Qeveri jemi fuqimisht të përkushtuar që t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht qytetarët nga kategoria e cenueshme. Me komunën e Dibrës kemi edhe projekte të tjera të përbashkëta që duhet t’i realizojmë, siç janë projektet e rrugëve lokale që janë prioritet për komunën. Dhe në këtë kohë të krizës energjetike, ne si MTL jemi të përkushtuar që të investojmë në të gjitha komunat dhe të ndihmojmë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Vazhdojmë të ndihmojmë të gjitha shtresat e qytetarëve dhe mbetemi të përkushtuar për të siguruar një shtëpi për të gjitha familjet në nevojë edhe në këtë kohë të krizës energjetike.” – përfundoi deklaratën e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…