Zëvendësministri Rexhepi: Ndërtimin e infrastrukturës rrugore cilësore e kemi prioritet

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetarin e Sarajit, Blerim Bexheti sot inspektuan rindërtimin e rrugës Bukoviç-Raoviç e cila është një nga 94 projektet e programit TAV për mbështetjen e komunave. Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Rexhepi tha se kjo rrugë do të bëhet sipas të gjitha standardeve dhe cilësisë.“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore cilësore për Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është prioritet mbi prioritetet dhe për banorët në këtë rajon do të ketë një rëndësi të madhe dhe do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, tha zëvendësministri Rexhepi. Përmes Programit TAV, janë ndarë gjithsej 94 kontrata, në një vlerë totale prej 49.7 milion euro, për zbatimin e projekteve të infrastrukturës në pothuajse të gjitha komunat në vend.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…