579 vjetori i Besëlidhjes Arbërore të Lezhës/ Ahmeti: Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare

Me këtë rast, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se edhe pas më shumë së pesë shekujve, shqiptarët duhet të kenë udhërrëfyes pikërisht porosinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeut për bashkim rreth idealeve kombëtare.

Sot kujtojmë një nga çastet historike që qëndron në piadestalet e larta të kujtesës me aktin e bashkimit kombëtar, 579 vjetorin e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës.

Ai Kuvend me nismën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut ku princërit arbëror i dhanë besën njëri – tjetrit për lirinë e atdheut, me madhështinë e tij ka tejkaluar konceptin e kohës, porosia e tij jeton sot mes nesh edhe pas më shumë se 5 shekujsh dhe duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i veprimit tonë kombëtar të së sotmes.

Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare! Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=744772693683522&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti uron besimtarët për Krishtlindje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët katolikë sot me rastin e Krishtlindjes. Shëndet, mbarësi dhe begati mbizotëroftë në familjet e…

Inaugurimi i lapidarit të Lezam Ramadanit në Vicë/ Kryetari Ahmeti: Deri në çastet e fundit nuk pushoi së vepruari në dobi të mirëqenies kombëtare

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani –…

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Kryetari Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Në përvjetorin e 25 të rënijes heroike së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vizituar…