Ahmeti takoi Presidentin Begaj: E ardhmja e Shkupit dhe Tiranës është në BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot në Shkup ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj i cili po qëndron në Shkup në kuadër të Procesit “Bërdo-Brioni”.

Marrëdhëniet bilaterale, integrimi europian, mbështetja e ndërsjellë si dhe procesi i ndryshimeve kushtetuese ishin pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe Begajt.

Bashkëpunimi mes dy vendeve është cilësuar në nivel të lartë në të gjitha sferat, pa asnjë çështje të hapur.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë tashmë po realizojnë shumë projekte bashkë, përfshirë ato në sferën ekonomike dhe infrastrukturore si porti i Thatë në Strugë, kontrolloi përbashkët kufitar, hekurudha që do të lidhë dy vendet si dhe Korridori i 8-të.

Rruga e integrimit europian që po e ecën Shkupi me Tiranën është vlerësuar me rëndësi të veçantë.

Dy vendet tona kanë nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa mbështetja e ndërsjellë është më se e domosdoshme në këtë proces kyç.Procesi i ndryshimeve kushtetuese gjithashtu ka qenë pjesë e bisedës në këtë takim, ku kryetari Ahmeti e ka informuar presidentin Begaj për gjithë ecurinë dhe iniciativat deri më tani përfshirë edhe formimin e frontit europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…