Kryetari Ahmeti uron Kryeministrin Kurti

Tetovë, 13 shkurt 2026

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e përgëzon z. Albin Kurti për zgjedhjen në detyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Ahmeti vlerëson se Kosova ka nevojë për një qeverisje që forcon sovranitetin, konsolidon institucionet, nxit zhvillimin ekonomik dhe garanton barazinë para ligjit. Sipas tij, Republika e Kosovës ka nevojë për vendime të menduara mirë dhe për hapa të sigurt që avancojnë stabilitetin, zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ai shpreh bindjen se e ardhmja e Kosovës ndërtohet mbi partneritetin e përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi rrugën e pakthyeshme të integrimit në Bashkimi Evropian, si bosht i orientimit të saj strategjik dhe qytetërues.

Me këtë rast, kryetari Ahmeti i uron kryeministrit Kurti mandat të suksesshëm, vendimmarrje me vizion, qëndrueshmëri në veprim dhe lidership që bashkon energjitë e vendit në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe të brezave që vijnë.

https://www.facebook.com/share/p/1BK3JxqtDF

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…